“Trami i parë në Beograd në vitin 1912! Tirana dhe Shqipëria sot ende nuk kanë një projekt. Ja përse?”

“Trami i parë në Beograd në vitin 1912! Tirana dhe Shqipëria sot ende nuk kanë një projekt. Ja përse?”
Ishte viti kur Shqipëria shpalli Pavarësinë. Pas 500 viteve pushtimi, atëherë ishim një vend i prapambetur dhe sigurisht pa infrastrukturë. Ishim edhe një vend pa universitete dhe pa dije, por falë patriotëve dhe rilindësve të kohës, besohet se u bë e mundur Pavarësia e Shqipërisë dhe ndërtimi i shtetit modern nga vetë shqiptarët. Më shumë se 100 vjet më vonë, jemi sërish pas, madje nuk kemi ndërtuar Tramin e parë, që kryeqyteti serb, Beogradi, e ndërtoi më 1912.

Taulant Muka, ish-zëvendës-Arsimi e sheh mungesën e zhvillimit në vendit tonë, me atë të dijes dhe rrënimit të universiteteve, brenda të cilave askush nuk kujtohet dhe nuk mban përgjegjësi për Cilësi.

“Trami i parë në Beograd në vitin 1912! Tirana dhe Shqipëria ende nuk kanë një projekt për një tram...edhe pse 107 vite më pas! Sigurisht, mungesa e universiteteve cilësore ka bërë që Shqipëria të ketë mungesë ekspertize në shumë fusha, përfshirë edhe urbanistiken!”

Ish-zëvendës-ministri i Arsimit, Taulant Muka, bën një krahasim mes zhvillimit të vendit tonë dhe të vendeve fqinje, ku ai beson se niveli arsimor ka rolin e vet.

E kush do ta ngrejë problematikën në fjalë, apo nevojën e një trami?!

“Nacionalizmi nuk janë duart në formën e Shqiponjës, por ndërgjegjësimi jonë si shtet në rëndësinë e investimit në arsim cilësor! Pa universitete cilësore dhe investim në kërkim shkencor do jemi shteti i fundit në Europë dhe në rajon në të gjitha aspektet!” thekson Muka.