Tatimet dhe Doganat bashkojnë "forcat" kundër evazionit fiskal dhe aktiviteteve të paligjshme

Tatimet dhe Doganat bashkojnë "forcat" kundër evazionit fiskal dhe aktiviteteve të paligjshme
Drejtuesit e rinj të Tatimeve dhe Doganave kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional duke përcaktuar edhe një plan pune të përbashkët.

Sipas një njoftimi zyrtar drejtuesit, Enton Duro i Tatimeve dhe Arlind Gjokuta i Doganave zhvilluan një takim të përbashkët ku përcaktuan se dy agjencitë do të vijojnë takimet çdo muaj, në nivele teknike, për të modeluar një qasje të përbashkët efektive.

“Bashkëpunimi do të vijojë edhe në sigurimin e shkëmbimin e informacionit, përfshirë atë në kohë reale, si edhe mbështetjen reciproke për të parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal dhe aktivitete te tjera të paligjshme, në funksion të përmirësimit të administrimit tatimor dhe doganor” shkruhet në njoftim.

/f.ç/Albanian Free Press Online/