Supë me qumësht dhe perime

Supë me qumësht dhe perime
Përbërësit:

1 ½ gotë me perime të

miksuara (patate, karota, bizele)

1 qepë, 2 lugë gjelle gjalpë

3 gota qumësht, 1 filxhan ujë

1 ½ lugë gjelle me miell.

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqni në të qepën. Shtoni perimet dhe skuqini për 3 minuta. Hidhni më pas ujin dhe ziejini perimet derisa të zbuten. Përzieni qumështin dhe miellin në një tigan dhe trazojini mirë. Shtojeni më pas te perimet dhe përziejini që përbërësit të kombinohen plotësisht dhe ziejini për 5 minuta më tepër. Servireni supën të ngrohtë.