Supë me perime mikse

Supë me perime mikse
Përbërësit:

1 qepë

1 finok

2 kungulleshka

2 karrota

1 patate mesatare

1 dorë thjerrëza

kripë dhe piper

pak vaj ulliri

majdanoz.

Përgatitja:

Lani dhe pritini perimet në copa mesatare. Kaurdisini me pak vaj ulliri derisa të marrin ngjyre dhe kur të jenë gati shtoni rreth 750 ml ujë. Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashët. Kur të jenë gati grijini me mikser, ose në blender dhe vëreni perseri të ajkoset duke i rregulluar me kripë, piper të zi dhe majdanozin e grirë imët.

Shërbehet si e nxehtë, ashtu dhe e ftohtë me lëng limoni.