Sallatë me lakër të bardhë

Sallatë me lakër të bardhë
Përbërësit:

300 gr lakër e bardhë

1 karotë e grirë imët

4 lugë kos, majonezë

1 lugë me mustardë

pak majdanoz i grirë

1/2 kokrre lëng limoni

kripë edhe piper i zi.

Përgatitja:

Në një enë qelqi shtoni lakrën, kripën, karotën dhe i trazoni mirë me dorë. Ndërkohë, në një enë tjetër shtoni kosin, majonezën, mustardën, kripën, piperin dhe majdanozin. Trazojini mirë. Salcën që përgatitëm shtojani enës me lakër. Shtoni lëngun e limonit dhe i trazoni edhe një herë. Në fund e shërbeni në një pjatë dhe shijojeni.