Sallatë me argjinare

Sallatë me argjinare
Përbërësit:

2 kokë argjinare

1 kokërr limoni

një dorë ullinj

një dorë rukola

1 lugë vaj ulliri

kripë, borzilok

1 thelb hudhër.

Përgatitja:

Pastroni argjinaret nga gjethet e trasha të jashtme derisa t’u dalë ngjyra e bukur e bardhë në vjollcë dhe pritini në mes, u hiqini pushin e brendshëm dhe pritini hollë. Më pas vendosini të rrinë në një enë me ujë dhe limon për 1 orë. Kullojini,  thithuani ujin e tepërt me një beze kuzhine, vendosni në një sallatierë ku do të shtoni domatet, rukolan, gjethet e borzilokut. Veçmas bëni një marinaturë me vaj, lëng limoni, kripë, hudhra të grira dhe hidhjani sipër sallatës, lëreni të marinohet paska para se ta konsumoni.