Sallata me spinaq dhe luleshtrydhe

Sallata me spinaq dhe luleshtrydhe
Përbërësit:

400 gr luleshtrydhe

100 gr spinaq

50 gr rukola ose sallatë

200 gr djathë i bardhë

4 lugë vaj ulliri

lëngun e 1/2 limoni

stika /arra/bajame/lajthi

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë mirë spinaqin dhe rukolën (ose sallatën) dhe i vendosim në një tas të madh. Pastrojmë luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajmë në 2-4 pjesë (varet nga madhësia e tyre). Presim në kubikë ose thërrmojmë me dorë edhe djathin e bardhë. I hedhim të gjithë përbërësit tek tasi me spinaqin, shtojmë pak kripë, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe i përziejmë me delikatesë. Në fund i zbukurojmë me frutat e thata në sipërfaqe.