Rrëfimi tronditës: I dashuri më shndërroi në përbindësh, më kafshoi nga xhelozia që askush të mos më hidhte sytë

Rrëfimi tronditës: I dashuri më shndërroi në përbindësh, më kafshoi nga xhelozia që askush të mos më hidhte sytë
Një 25-vjeçare nga Yeovil i rajonit Somerset në Britaninë e Madhe ka treguar momentet e tmerrit kur u kafshua 21 herë në fytyrë nga ish i dashuri i saj.

Melody Moon tha se 27-vjeçari Jamie Mitchell e shndërroi në një monstër që askush të mos i hidhte më sytë në të ardhmen.

Ai e sulmoi në një moment krize xhelozie, pasi e kishte ftuar për të biseduar në një dhomë të marrë me qera, sipër një pijetoreje.

Më hodhi përtokë duke më goditur me grushte dhe më vuri duart në fyt, duke më thënë se do më vriste. Më pas ndjeva se po më ngulte dhëmbët në fytyrë, në faqe, buzë dhe veshë”.

Femra që ka kaluar çaste terrori tha se Mitchell u përpoq ta hante të gjallë.

Ajo ka treguar edhe momentin e tmerrshëm që përjetoi kur pa veten në pasqyrë pas ngjarjes.

Kur u pashë në pasqyrë, nuk e njoha më veten. Mendova se Jamie kishte të drejtë, askush nuk do të më shihte më me sy. Isha transformuar në një përbindësh”.

Melody ka treguar se ajo u dashurua menjëherë me 27-vjeçarin, por ai nisi të bëhej paranojak dhe e akuzonte për tradhti. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google