RECETA GATIMI/ Tortë me patate

RECETA GATIMI/ Tortë me patate
Përbërësit:

5 kokrra patate

280 gr rikota

2 kokrra vezë

pak vaj ulliri

300 gr spinaq

3 qepë të njoma

Kripë dhe piper.

Përgatitja:

Prisni patatet në kubikë dhe ziejini me pak kripë. Ndërkohë, skuqni qepët e njoma në vaj ulliri dhe tre minutat e fundit shtoni spinaqin. Hidhni kripë e piper.

Rikotën përziejeni me 2 kokrra vezë dhe shtoni kripë.

Në një tepsi shtoni patatet e ziera, shtypini dhe krijoni bazën e tortës. Hidhni shtresën e spinaqit të gatuar, më pas rikotën me vezët. Piqeni në furrë për 15 minuta ne 200 gradë.