RECETA GATIMI/ Sallatë greke me sardele

RECETA GATIMI/ Sallatë greke me sardele
Përbërësit:

3 lugë lëng limoni

2 lugë me vaj ulliri

1 thelb hudhre i grirë

2 lugë rigon të thatë

3 domate mesatare

1 kastravec,

qiqra

djathë feta,

1 qepë

lugë ullinj të grirë

2 konserva sardele

kripë

piper

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin.

Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë.

Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji.