RECETA GATIMI/ Sallatë “chef”

RECETA GATIMI/ Sallatë “chef”
Përbërësit:

300 gr sallatë jeshile

1 karotë, 1 vezë e zier

1 copë kaçkavall i prerë

1 copë sallam, proshutë

2 lugë gjelle majonezë

1/2 lugë gjelle keçap

kripë edhe uthull.

Përgatitja:

Presim sallatën në copa jo të vogla, grijmë karotën në rende, shtojmë vezën e prerë në kubikë, kaçkavallin, sallamin, kripën,  sallatën uthullën, majonezën e keçapin. I përziejmë të gjitha së bashku. Por kjo sallatë mund të bëhet edhe duke zëvendësuar sallatën jeshile me lakër të bardhë.