RECETA GATIMI/ Petulla të fshira

RECETA GATIMI/ Petulla të fshira
Përbërësit:

0.5 kg miell

1 gotë qumësht

1 kokërr vezë

kripë, ½ lt ujë

100 gr gjalpë

3 thelpinj hudhre

disa copa djathi.

Përgatitja:

Në 0.5 kg miell hidhet 1 gotë me qumësht dhe 1 kokërr vezë, të cilat përzihen me pak kripë dhe ujë dhe përgatitet një brumë shumë i rrjedhshëm. Në tiganin e vendosur në zjarr, pasi ai është nxehur dhe lyer me vaj me një beze të pastër, hidhet me garuzhde një sasi brumi duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit. Tigani rrotullohet në të gjitha anët dhe masa lihet të piqet. Në momentin kur petulla shkëputet lehtë nga tigani , kthehet nga ana tjetër. Kështu veprohet me të gjithë brumin e përgatitur. Në një tigan skuqet 100 gr gjalpë së bashku me një kokërr hudhër të prerë në copa shumë të vogla. Hidhet pak kripë dhe gjysmë litër ujë. Pasi të ziejë pak uji, hiqet tigani nga zjarri dhe në të futen petullat një e nga një duke i lagur plotësisht. Petullat e lagura vendosen njëra mbi tjetrën të ndara me djathë të grirë. Pasi është radhitur sasia e petullave që dëshirojmë, u hidhet djathë sipër dhe futen për 5 minuta në furrë.