RECETA GATIMI/ Patate të mbushura indiane

RECETA GATIMI/ Patate të mbushura indiane
Përbërësit:

6 patate mesatare

100 gr bajame

80 gr rrush i thatë

4 lugë vaj ulliri

1 qepë e grirë hollë

2 thelpinj hudhra

3 kokrra domate

1 lugëz shafran

2 speca djegës

90 gr kos, ujë

kripë me dëshirë.

Përgatitja:

Piqini patatet në furrë derisa të zbuten. Pritini në dysh dhe gërmojini duke ua hequr tulin. Tulin shtypeni në një tas dhe shtoni fruta të thatë, rrush të thatë dhe speca djegës. Përziejini mirë dhe mbushini patatet me këtë gatesë. Nxehni vajin në një tigan të madh dhe skuqni qepën e hudhrën derisa të bëhen transparente. Shtoni domatet, erëzat dhe vërini në zjarr të ulët derisa vaji të jetë mpiksur. Shtoni kos, ujë e kripë dhe piqini për 5 minuta. Shtoni edhe patatet dhe ziejini për 5 minuta.