RECETA GATIMI/ Makarona me kos

RECETA GATIMI/ Makarona me kos
Përbërësit:

1/2 filxhan me vaj ulliri

1 kokërr qepë e madhe

2 thelpinj hudhre, ujë

1 kuti makarona, kos

kripë, piper, kaçkavall

majdanoz i grirë hollë.

Përgatitja:

Skuqni qepët me vajin e ullirit. Më pas shtoni hudhrat.

Hidhini makaronat dhe ujë dhe lërini të zihen për 10 minuta.

Mbushni një filxhan çaji me ujin e makaronave dhe pjesën tjetër hidheni në kullesë. Vendoseni tenxheren me qepët e skuqura në zjarr dhe shtoni kosin. Përziejini mirë për rreth dy minuta. Shtoni kripën dhe piperin dhe më pas shtoni të gjitha makaronat. Përziejini mirë me lugë druri derisa makaronat të jenë “veshur” me të bardha. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas mbi makarona hidhni djathin e grirë dhe grimcat e majdanozit.