RECETA GATIMI/ Makarona me bizele

RECETA GATIMI/ Makarona me bizele
Përbërësit:

400 gr bizele

350 gr makarona

60 gr proshutë

1 qepë, gjalpë

djathë parmixhano

lëng me perime

majdanoz (i grirë)

vaj ulliri i virgjër

kripë edhe piper.

Përgatitja:

Proshutën priteni në feta dhe skuqeni për pak minuta në një tigan së bashku me pak qepë të grirë dhe pak vaj ulliri. Hidhni kripën dhe piperin, më pas shtoni bizelet dhe një filxhan lëng perimesh (ose ujë). Lëreni të ziejë për 10-15 minuta. Zieni makaronat në një tenxhere tjetër me ujë dhe kripë. Më pas, bashkojini me bizelet duke u hedhur edhe pak gjalpë. Kompletoni gjellën me djathë të grirë dhe majdanoz për një shije unike.