RECETA GATIMI/ Lulelakër me vezë

RECETA GATIMI/ Lulelakër me vezë
Përbërësit:

1 kg lulelakër

2-3 lugë miell

3 kokrra vezë

2-3 lugë djathë

3 filxhanë me vaj

kripë, piper, djathë.

Përgatitja:

Lulelakra ziehet në ujë të valuar me kripë. Ndahet në feta të vogla, të cilat spërkaten me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë. Më pas kalohen në miell, në vezët e rrahura dhe skuqen nga të dyja anët. Shoqërohen me domate dhe kastravecë të freskët.