RECETA GATIMI/ Kocë në furrë me perime

RECETA GATIMI/ Kocë në furrë me perime
Përbërësit:

2 koca të egra

2-3 finokë, 2 presh

3-4 kokrra patate

2 rrënjë brokoli

3-4 karrota

pak majdanoz

kripë, piper i zi

2 thelpinj hudhër

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe kriposeni si brenda dhe jashtë e mbusheni me hudhrat e prera në feta të holla.

Pritini të gjitha perimet në copa të mëdha. Vendosni peshkun dhe perimet në një tavë me letër furre poshtë.

Kriposni perimet, shtoni sipër vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë imët.

Vendosini të piqen në furrë. Shërbejeni të nxehtë me majdanoz të grirë sipër dhe feta limoni.