RECETA GATIMI/ Kek me banane

RECETA GATIMI/ Kek me banane
Përbërësit:

1 ¼ gotë miell

1 gotë sheqer

125 gram gjalpë

3 kokrra vezë

2 banane

sheqer pluhur.

Përgatitja:

Bashkojmë gjalpin me sheqerin e vezët dhe i rrahim derisa të formohet një masë kremoze. Qërojmë bananet. I presim në copa me të vogla dhe i shtypim për t’ia shtuar masës së përgatitur. Në fund, shtojmë edhe miellin dhe të gjitha bashkë i përziejmë mirë. Brumin e përgatitur e hedhim në tepsi, të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë. Ëmbëlsira piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë për afro 40 minuta. Mund ta shërbeni me krem pastiçerie ose çokollatë të shkrirë.