RECETA GATIMI/ Kek i kripur

RECETA GATIMI/ Kek i kripur
Përbërësit:

200 gr miell

domate qershi

3 kokrra vezë

1 bustinë sodë

100 ml qumësht

100 ml me vaj

100 gr ullinj

mozzarella

kaçkavall

1 lugë kripë

piper i zi

borzilok.

Përgatitja:

Ndezim furrën. Mozzarellan e ndarë në kubikë dhe domatet e prera në mes, i lëmë të kullojnë për 10 minuta në një sitë që të humbin lagështirën e tepërt. Pas kësaj kohe, në një tas përziejmë me pirun domatet, ullinjtë në rrota të vogla, mozzarellan, gjethet e borzilokut të copëtuara me dorë dhe djathin kaçkavall. I lëmë mënjanë aromat që të përzihen. Në një tas tjetër, me rrahësin elektrik të vezëve, përziejmë miellin, sodën, vajin, qumështin, kripën e piperin. Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar akoma përzierjen. Hedhim brumin te tasi ku kemi përzier përbërësit e tjerë (domatet, etj.) i përziejmë mirë me spatul dhe më pas e hedhim në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim në furrë për 45 minuta afërsisht, ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e thatë.