RECETA GATIMI/ Dardhë në verë të kuqe

RECETA GATIMI/ Dardhë në verë të kuqe
Përbërësit:

4 dardhë varieteti i fortë

1 litër verë e ëmbël

2 steka kanellë

4-5 karafila

150 gramë sheqer kafe

Përgatitja:

Qëroni dardhët me kujdes duke i ruajtur formën e tyre. Hidhni verën në një enë dhe shtoni në të sheqerin e vendoseni në zjarr. Sapo sheqeri të shkrijë shtoni shkopat e kanellës dhe karafilat. Vendosni në të dardhët e nëse nuk janë mbuluar komplet me verë, shtoni pak ujë. Lërini të ziejnë në verë për nja 30 minuta në zjarr të avashët.

Gjatë kësaj kohe kthejini njëherë dardhët me kujdes që mos t’u prishni formën. Hiqini dhe ruajini mënjanë.

Hiqni dhe karafilat dhe kanellën nga vera dhe lëreni akoma mbi zjarr derisa të formohet një salcë e trashë.

Shërbejini dardhët e ngrohta me salcën e tyre dhe nëse keni dëshirë mundë t’i shërbeni dhe me një lugë akullore me vanilje.