RECETA GATIMI/ Biskota me vanilje

RECETA GATIMI/ Biskota me vanilje
Përbërësit:

500 gr miell,

250 gr gjalpë,

4 të verdha veze,

200 gr sheqer

1 pako vanilje.

Përgatitja:

Merrni një enë dhe hidhni miellin, sheqerin dhe vaniljen, merrni një lugë dhe trazojini mirë të gjitha, më pas shkrini gjalpin dhe hidheni në mes të miellit pasi ta keni hapur në formën e një pusi, shtoni vezët dhe punojeni mirë, më pas hapeni të gjithë brumin në një petë të vetme dhe prijeni me forma sipas dëshirës, vendosini në një tepsi ku më parë ti keni vënë letër furre, futini në furrë në 180° për 15 minuta, nëse doni ti dekoroni shkrini çokollatën dhe hidhjani sipër sipas dëshirës.