Qofte Juvarllaqe

Qofte Juvarllaqe
Përbërësit:

250 gr mish i grirë

2 vezë, 1 gotë qumësht

2-3 lugë gjelle me oriz

1 kokërr qepë mesatare

1 lugë gjalpë, 1 lugë miell

kripë, piper e majdanoz.

Përgatitja:

Mishi i grirë përzihet me orizin gjysmë të zier, të bardhat e vezëve, kripë, piper, qepë të grirë në rende dhe majdanoz të grirë. Masa ndahet në qofte, u jepet formë e rrumbullakët  dhe vendosen të ziejnë në ujë të valuar me kripë dhe lëng limoni.

AgroWeb.org ju sugjeron që qoftet t’i hidhni në ujin e valuar pjesë-pjesë, pasi në të kundërt u prishet forma. Pastaj hiqen me lugë dhe lëngu i tyre ruhet mënjanë për të përgatitur salcën. Në një tenxhere kaurdiset mielli me gjalpë derisa të zverdhet pak. Shtohet qumështi, lëngu i qofteve, hidhet pak kripë, përzihet mirë dhe lihet që të ziejë pak. Kur salca e përgatitur hiqet nga zjarri, pritet me të verdhat e vezëve dhe me kujdes vendosen qoftet brenda. Sipër u hidhet gjalpë i skuqur lehtë dhe majdanoz i grirë hollë.