Protesta/ Rama: Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit

Protesta/ Rama: Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, duke deklaruar se PD dhe LSI janë dy parti të verbuara dhe se solidarizohet me policët e plagosur.

Në një mesazh në rrjetin social, kreu i qeverise Edi Rama shkruan: “Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”. /l.k./