Protesta, policia ka shoqëruar mbi 40 persona

Protesta, policia ka shoqëruar mbi 40 persona

Mbi 40 persona janë shoqëruar nga policia pas protestës dje.

Shoqërimi i tyre është kryer pas mbledhjes së provave materiale.

Ndërkohë ish-deputetë të PD kanë shkuar në komisariat dhe kërkojnë lirimin e tyre.

Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka kanë kërkuar një takim me përfaqësues të policisë, por u është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë.