Protesta e opozitës, parulla “Rama ik”, shashka dhe tym i zi drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, parulla “Rama ik”, shashka dhe tym i zi drejt Kryeministrisë
Opozita është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite dhe në të po përdoren për herë të parë flamujt e PD-së.

Selia Blu e ka njoftuar policinë për protestën e cila, sipas uniformave blu do të vijojë deri në mesnatë.

Me thirrjet "Rama Ik" qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Ora shënonte 18:04 kur protestuesit hodhën shashka dhe tymuese drejt kryeministrisë

Të parët erdhën në sheshin para kryeministrisë banorët e Unazës së Re që mbanin në duar pankarta me shkrimin “Qeveri e krimit”.

Rreth 20 minuta para se ora të shkonte 18:00 policia, e shtuar në numër krahasuar me protestat e kaluara, krijoi edhe kordonin e zakonshëm para kryeministrisë për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet gjatë protestës së opozitës.

Në krye të uniformave blu për organizimi i tyre ndodhet zv/drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. /l.k./

Foto Google