Protesta e Opozitës/ Basha: Ndal shpurës së Ramës dhe bandës së tij

Protesta e Opozitës/ Basha: Ndal shpurës së Ramës dhe bandës së tij
Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestuesve para kryeministrisë është ngjitur në foltore dhe ka marrë fjalët.

Ai u shpreh se ky është një bashkim që nuk është parë më parë, duke paralajmëruar se askush dhe asgjë nuk do ti ndalë shqiptarët ti thonë ndal shpurës së Ramës dhe bandës së tij.

“Ka rrethuar kryeministrinë si kurrë më parë sonte. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë dhe të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Më të vendosur e më të vendosur se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar më parë, me këtë bashkim zemrash e mendjesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, për bandën e korrupsionit të paparë që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një qeveri kaq barbare ndaj popullit të tij.

Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni, ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit.

Bashkë me këtë vërshim të paparë dhe padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnikë. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme.

Një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi ruspat për të prishur shtëpitë dhe për tu pasuruar.

Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim. Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar. Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e gegëve dhe toskëve, e të djathtës dhe të majtës që i thotë ndal shpurës së Ramës dhe bandës së tij” u shprehet mes të tjerave Basha. /l.k./

Foto Google