Protesta e opozitës, apeli i Ambasadës së SHBA për qytetarët: Tregoni kujdes, ja vendet që duhet të shmangni!

Protesta e opozitës, apeli i Ambasadës së SHBA për qytetarët: Tregoni kujdes, ja vendet që duhet të shmangni!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj, që të shmangin në formë kategorike kalimet në vendin ku është parashikuar të mbahet protesta e opozitës kundër qeverisë.

Përmes një mesazhi përfaqësia diplomatike thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”, thuhet në reagim. /l.k./

Foto Google