Presidenti Meta i trishtuar për zjarrin në Notre Dame: Uroj sa më pak dëme, solidaritet me popullin francez

Presidenti Meta i trishtuar për zjarrin në Notre Dame: Uroj sa më pak dëme, solidaritet me popullin francez
Pas zjarrit masiv që ka përfshirë katedralen e famshme të Parisit, Notre Dame, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit shprehet i trishtuar për lajmin duke uruar sa më pak dëme.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta.

Zjarri përfshiu katedralen pasditen e sotme teksa lajmi po bën xhiron e botës, ndërkohë që lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe Trump dhe Macron.

/f.ç/Albanian Free Press Online/