Prangoset "i forti" nga Fieri, i kërkuar për kërcënim me armë dhe armëmbajtje pa leje

Prangoset "i forti" nga Fieri, i kërkuar për kërcënim me armë dhe armëmbajtje pa leje
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” është arrestuar nga në Fier.

Sh.L., 32 vjeç, më 24 shkurt të këtij viti për motive të dobëta kanosi me armë zjarri shtetasin E.Ll. në fshatin Radostinë Vadhizë.

“Ndalimi i Sh.L., banues në Radostinë Vadhizë, u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’,” njoftoi policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/