Policët e “plagosur”, ish-ministri ironizon mbështetësit: Ju shkuan dëm deklaratat e gënjeshtërta

Policët e “plagosur”, ish-ministri ironizon mbështetësit: Ju shkuan dëm deklaratat e gënjeshtërta
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj asaj që ai e quan një tjetër gënjeshtër të qeverisë Rama, lidhur me protestën e fundit të opozitës, ku u raportuan 5 policë të plagosur.

Në një mesazh në rrjetin social Manjani shkruan: “Avokati i Popullit raporton se: nuk ka patur asnjë polic të plagosur ditën e protestës...

Pra ministri i Brendshëm më tej ministri i Jashtëm dhe kryeministri na gënjyen, kur raportuan për 5 policë të plagosur.

Shumë turp!

Nejse, shkoi dëm edhe mbështetja publike që ju bëri dhe Ralf Gjoni...”. /l.k./