Plantacion droge në mes të Athinës, pranga 4 shqiptarëve

Plantacion droge në mes të Athinës, pranga 4 shqiptarëve
Zbulohet një plantacion për rritjen e kanabisit mu në mes të Athinës.

Operacioni i policisë greke në lagjjen Peristeri solli edhe prangosjen e katër shqiptarëve të moshave nga 25-39 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë greke, janë konfiskuar 915 fidanë kanabisi, 2.6 kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisje laboratorike.

Nga mënyra se si është ngritur laboratori dhe sasia e konfiskuar, sipas policisë helene, përfitimet e pritshme nga shitja përfundimtare e lëndës narkotike do ti kalonin 500 mijë eurot. /l.k./

Marrë nga newsit.gr