Peshk me kërpudha

Peshk me kërpudha
Përbërësit:

1.5 kg peshk

400 gr kërpudha

1 kokërr qepë

5 lugë parmixhano

2 kokrra vezë

100 gr tul buke

qumësht

majdanoz

40 gr gjalpë

ca domate

kripë, piper.

Përgatitja:

Peshkut të pastruar i heqim shtyllën kurrizore dhe të gjitha halat, e kriposim dhe e lëmë mënjanë. Marrim bukën dhe e zbusim në qumësht dhe e lëmë për 10 minuta. Në tigan skuqim qepën e grirë imët me gjalpë derisa të zverdhet. Grijmë kërpudhat në kubik të vegjël dhe i shtojmë në një tas ku do përgatisim përbërjen. Më pas, në tasin me kërpudhat shtojmë bukën (më parë e shtrydhim që t’i heqim qumështin) djathin, vezët e rrahura, qepën e skuqur, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. I përziejmë mirë të gjitha përbërjet për 5-7 minuta. Marrim peshkun dhe sipër shtojmë përbërjen me kërpudha dhe kështu vazhdojmë me të gjithë peshqit. Pasi i kemi mbushur të gjithë peshqit i vendosim në tepsi ku më parë kemi shtuar gjalpë dhe sipër u vendosim domate të prera në feta që mos të digjet peshku dhe i pjekim për 1 orë në temperaturë 250°-300°.