Perime me pulë në qese

Perime me pulë në qese
Përbërësit:

1 pulë e tërë

2 kokrra patate

2 dega selino

1 tufë majdanoz

7 domate të vogla

1 spec i kuq

2 thelb hudhër

1 kokërr qepë

pluhur për mishra

piper, pak kripë.

Përgatitja:

Pulën e presim në copa (mund ta lini edhe pa prerë), i hedhim pluhur, pak kripë, piper të zi e të kuq. Perimet i presim në copa të mëdha dhe këto i përziejmë me erëza dhe i vendosim bashkë me pulën në qese, vendosim tufën me majdanoz (jo të grirë) qepën e grirë, hudhrat dhe e mbyllim qeskën. E pjekim në 180 gradë për 80 minuta. Sipas dëshirës, mund t’i hedhim pak vaj ulliri pasi ka përfunduar.