Pas 12 vjetësh tek Bayern Munich, ja ku do të jetë e ardhmja e Franck Ribery

Pas 12 vjetësh tek Bayern Munich, ja ku do të jetë e ardhmja e Franck Ribery
Dy ekipe janë në garë për shërbimet e Ribery, cili largohet pas plot 12 vjetësh nga Bayern Munich.

Mediat gjermane kanë zbuluar dy skuadrat që tashmë kanë kontaktuar me 36 vjeçarin. Sipas tyre, Ribery ka marrë një ofertë tunduese nga Katari dhe më konkretisht nga skuadra e Al Sadd. Prezenca e ish-yllit të Barcelonës, Xavi Hernandez pritet ta tundojë së tepërmi Ribery, i cili është gati të pranojë ofertën e ekipit arab.

Megjithatë, për të siguruar shërbimet e futbollistit i cili është gati të fitojë titullin e 9-të të Bundesligës në karrierë, Al Sadd do të ketë një rival mjaft dinjitoz. Sydney Wanderers besohet se ka ngjallur interes për 36 vjeçarin, i cili gjatë karrierës së tij 12 vjeçare me Bayern ka fituar gjithçka; 8 kampionatet, 5 kupat kombëtare, 5 Superkupat dhe, mbi të gjitha Ligën e Kampionëve në vitin 2013. Për një total prej më shumë se 400 prezencave me fanellën e Bayernit ai ka realizuar 121 gola. /l.k./

Marrë nga www.bavarianfootballworks.com