PARIS/ Macron shpall emergjencë kombëtare, autoritetet franceze: Notre Dame rrezikon shembjen

PARIS/ Macron shpall emergjencë kombëtare, autoritetet franceze: Notre Dame rrezikon shembjen
Presidenti francez Emanuel Macron shpalli të hënën emergjencën kombëtare mbi një zjarrin që përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris. "Unë jam i trishtuar për të parë që një pjesë e jona po digjet", njoftoi Macron.

Macron arriti në vendngjarje në mbrëmje dhe shkoi drejt në takime në selinë e policisë së Parisit aty pranë.

Agjencia e Sigurisë Civile e Francës thotë se "të gjitha mjetet" përveç aeroplanëve të ujit u vendosën për të trajtuar flakët.

Agjencia e mbrojtjes tha se ato ishin të papërshtatshme për zjarret si ajo në Notre Dame sepse hedhja e ujit në ndërtesë mund të shkaktojë rrënimin e të gjithë strukturës.

Ministria e Brendshme franceze ka dhënë një lajm të keq pasi ka deklaruar se katedralja e Notre Dame rrezikon shembjen totale edhe pas përpjekjeve për të vënë flakët nën kontroll.

Shërbimet franceze të zjarrit thanë se nuk janë "të sigurt" nëse zjarri mund të ndalet, sipas AFP.

Si maja ashtu dhe kulmi i katedrales tani janë shembur.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

[caption id="attachment_146492" align="aligncenter" width="4100"] Flames and smoke rise from Notre Dame cathedral as it burns in Paris, Monday, April 15, 2019. Massive plumes of yellow brown smoke is filling the air above Notre Dame Cathedral and ash is falling on tourists and others around the island that marks the center of Paris. (AP Photo/Thibault Camus)[/caption]