Papa Françesku flet për yllin e Barcelonës: Messi nuk është Zoti!

Papa Françesku flet për yllin e Barcelonës: Messi nuk është Zoti!
Nga Aranit Muraçi

Papa Françesku pranoi se e ka ndjekur dhe është argëtuar nga aftësia e argjentinasit Lionel Messi, por shtoi se talenti i Barcelonës “nuk është Perëndi”. Reagimi i Atit të Shenjtë erdhi shumë kohë, pas pretendimeve se ka shumë tifozë që e konsiderojnë yllin amerikano-jugor të futbollit një hyjni sporti, me arritjet e tij, duke arritur deri në përsosmëri individuale. Messi adhurohet si një hero nga miliona tifozë anembanë botës. Loja e tij, golat, trofetë dhe rekordet, janë shoqëruar me lavdërime dhe nderime të mëdha, si kolektive ashtu edhe individuale.

Pesë herë fitues i Topit të Artë, Messi mund të mos duket njerëzor për disa, por Papa Françesku mendon se është e gabuar t’i jepet etiketa e “Zotit” mbi ata që janë thjesht njerëz.

I pyetur nga spektakli spanjoll Salvados në La Sexta nëse një faturim i tillë për Messin mund të konsiderohet sakrilegj, pasi ai thyen urdhrin e tretë duke përdorur kot emrin e Zotit, Papa Françesku tha: "Në teori, kjo është një sakrilegj. Ju nuk mund ta thoni dhe unë nuk besoj. Unë mendoj se njerëzit thonë “ai është Perëndia”  ashtu siç thonë ata “unë të adhuroj ty”.  Por duhet ta adhuroni vetëm Perëndinë. Pra, është shprehje që përdorin njerëzit. Ky është një zot me topin në fushë. Është një mënyrë popullore që njerëzit kanë për të shprehur veten. Natyrisht, është gëzim [për të parë lojën e Messi]. Por ai nuk është Perëndi”, u shpreh Papa .

Gjatë verës së vitit 2013, Messi dhe pjesa tjetër e skuadrës argjentinase patën një takim me Papa Françeskun në Vatikan. Messi dhe bashkë-lojtarët e tij të Argjentinës i dorëzuan një fanellë të nënshkruar të Papa Françeskut, një vit para finaleve të Kupës së Botës 2014, ku edhe humbën në finale 10, me Gjermaninë.