Paçavurja nga Korça

Paçavurja nga Korça
Përbërësit:

1 pako peta ëmbëlsirash

6 kokrra vezë, arra të grira

1 filxhan çaji me vaj ulliri

gjalpë, 1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji me sheqer

1 lugë sodë, krem karamele

800-1 kg sheqer, 1 litër ujë.

Përgatitja:

Petat e ëmbëlsirës i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë. Në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe krem karamelin. Përziejini mirë të gjitha bashkë e më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arrat e thërrmuara dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.

Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë. Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë.