Notre Dame, reagon Vatikani: Ndjekim me trishtim dhe tronditje zjarrin e tmershëm të simbolit të krishtërimit

Notre Dame, reagon Vatikani: Ndjekim me trishtim dhe tronditje zjarrin e tmershëm të simbolit të krishtërimit
Vatikani ka nxjerrë një deklaratë për "zjarrin e tmerrshëm" që ka shkatërruar katedralen Notre Dame në Paris.

"Selia e Shenjtë ka parë me tronditje dhe trishtim lajmin e zjarrit të tmerrshëm që ka shkatërruar katedralen e Notre Dame, simbol i krishterimit në Francë dhe në botë" thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Deklarata thotë se Vatikani po falet për zjarrfikësit "dhe ata që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të përballuar këtë situatë dramatike".

Gjithashtu shpreh "afërsinë tonë me katolikët francezë dhe popullatën e Parisit, dhe ne sigurojmë lutjet tona për zjarrfikësit”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/