Nora, si luftëtare e mesjetës

Nora, si luftëtare e mesjetës
Kjo foto e këngëtares Nora Istrefi, me këtë veshje skenike, sigurisht që na pëlqeu por na u duk edhe si shumë e ekzagjeruar, nisur edhe nga përmasat e fizikut të saj.

Nora ka një trup shumë të markuar, me bel të hollë e vithe të gjera, ndaj kjo parzmore në trupin e saj duket shumë ndjellëse.

Shto këtu edhe grimin “egjiptian”, e tëra bëhet më ekstravagante.

Jo pak herë e kemi thënë se këtë vit, Nora Istrefi po ndjek një mënyrë shumë më agresive dhe seksi, si në veshje, ashtu edhe në performim.