Nis protesta e opozitës, të parët në Bulevard banorët e Astirit, pritet dalja e Bashës dhe Kryemadhit

Nis protesta e opozitës, të parët në Bulevard banorët e Astirit, pritet dalja e Bashës dhe Kryemadhit
Nis protesta e opozitës, me protestues të shumtë që po marshojnë drejt Kryeministrisë.

Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që marshuan të parët drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike.

Punonjësit e policisë janë pozicionuar e kanë krijuar kordonin rrethues para kryeministrisë, ndërsa sipër institucioneve kryesore në bulevard vërehen lehtë edhe snajper. Në gatishmëri janë edhe forca të Gardës, FNSH dhe RENEA-s.

Ndryshe nga protestat e tjera, përpara kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku pritet të ketë fjalë kreu i PD-së, Lulzim Basha. /l.k./

Foto Google