Nesër opozita mblidhet në protestë, Basha: Kauza e çlirimit nga banda e Ramës është përqafuar nga shumica

Nesër opozita mblidhet në protestë, Basha: Kauza e çlirimit nga banda e Ramës është përqafuar nga shumica
Ashtu sic është paralajmëruar, opozita ka vendosur të organizojë një protestë kombëtare të shtunën, 13 Prill.

Gjëja e veçantë e kësaj proteste është se opozita ka caktuar orën 18:00 të pasdites dhe jo paraditen si zakonisht.

Pas 2 muajsh  protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërisht të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata.

Pritet që skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga Fieri ku u takua me mbeshtetësit demokrat dhe banorët atje, Basha deklaroi se “Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e  shqiptarëve”.

Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryenmisnitrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali.

Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërkohë që ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.

Hyrja e Kryeministrisë vijon të jetë e izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Në qendër të vëmendjes së policisë ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjn e saj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/