Në Kolegjin e NATO-s, Meta: Shqipëria partner i besueshëm, lider në nismat për rritjen e besimit mes vendeve të rajonit

Në Kolegjin e NATO-s, Meta: Shqipëria partner i besueshëm, lider në nismat për rritjen e besimit mes vendeve të rajonit
Presidenti Meta, ishte i “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë.

Gjatë këtij takimi Meta tha se “Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme.”

Gjatë fjalës së tij në auditorin e Kolegjit, Presidenti Meta nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej.

Presidenti Meta në fjalën e tij theksoi se: “Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe lider në të gjitha nismat rajonale me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin dhe përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.

Shqipëri është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, - theksoi Presidenti Meta. /l.k./

Foto Google