Mynyr Koni komenton shkarkimin: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet, Rama flet pa fakte

Mynyr Koni komenton shkarkimin: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet, Rama flet pa fakte
Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur për vendimin e marrë nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Nga studio e Oranews, Koni deklaroi se e priste shkarkimin ndërkohë që tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të.

E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte”, u shpreh Koni.

/f.ç/Albanian Free Press Online/