Moti, rrufe dhe breshër në disa zona

Moti, rrufe dhe breshër në disa zona
IGJEUM parashikon se nesër (e shtunë dt.13) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë vendin. Në qarqet Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 17 °C, në vendet e ulëta: 6 /16 °C, në vendet malore: 2 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit. /l.k./

Foto Google