Moti edhe nesër reshje, e mërkura pritet të sjellë edhe përmirësimin

Moti edhe nesër reshje, e mërkura pritet të sjellë edhe përmirësimin
IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) parashikon se nesër (e martë dt.16) do të ketë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), të qarqeve të qendrës dhe jugut. Në raste shumë të rralla reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 19 °C, në vendet e ulëta: 7 /19 °C, në vendet malore: 1 / 14 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet malore veriore.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësimin e kohës duke filluar nga e mërkura e në vazhdim. /l.k./

Foto Google