Ministrja e Shëndetësisë: “5 policë u mjekuan në Urgjencë”

Ministrja e Shëndetësisë: “5 policë u mjekuan në Urgjencë”
Gjatë protestës së pardjeshme, 11 persona janë transportuar në Urgjencë, nga të cilët pesë punonjës policie dhe një protestues u trajtuan në spitalin universitar të Traumës nga lëndimet e marra për shkak të lëndëve plasëse. Kjo u bë me dije dje nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sipas së cilës të 11 personat e lënduar e kanë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar.

“Dëshpërimi i atyre, që të vetmen gjuhë që njohin kanë gjuhën e shashkave dhe të vetmen alternativë, dhunën ndaj institucioneve, shkaktoi lëndime fizike mbi pesë policë, të cilët u goditën në fytyrë dhe gjymtyrë. Fatmirësisht, pa pasoja të rënda për shëndetin e tyre”, shtoi ministrja Manastirliu.