Ministrja e Arsimit pezullon Rektorin e Universitetit të Tiranës, i kërkon Presidentit Meta shkarkimin e tij

Ministrja e Arsimit pezullon Rektorin e Universitetit të Tiranës, i kërkon Presidentit Meta shkarkimin e tij
Ministrja e Arsimit vendos pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe ia kërkon presidentit ta shkarkojë.

Sipas ministres, Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës

“Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirargumentuar që t'ia miratojmë shkarkimin e dekanëve. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.

Më vjen keq për profesor Konin. Vendimin për shkarkimin e rektorit e merr presidenti dhe ai do të ketë në dorë materialin, që ta ndihmojë të marrë këtë vendim. Universiteti është keqmenaxhuar dhe kjo ka sjellë probleme serioze për një gjeneratë të tërë. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur problemin në universitete.

Kjo deklaratë duket se ka lidhje dhe vjen pas përplasjes Rama - Koni – Protesta e studentëve, që pasoi akuzat që Kryeministri lëshoi në adresë të rektorit të Universitetit të Tiranës.

Vetëm pak ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi publikisht se Rektori Koni po pengonte procesin e vlerësimit të titujve akademikë, por edhe procesin e realizimit të  kërkesave të studentëve.

“Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës... është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar .... nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme. Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem.  Rektorati i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen”, deklaroi atëkohë Kryeministri Edi Rama. /l.k./

Foto Google