Ministri Lleshaj: Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit

Ministri Lleshaj: Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar foto të policëve të lënduar, dhe deklaron se agresorët do të mbajnë përgjegjësi.

Në një mesazh në rrjetin social ministri Lleshaj shkruan:  “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”. /l.k./