Ministri Lleshaj dhe Veliu në Elbasan, takojnë drejtorin e ri të Policisë dhe zyrtarë të tjerë

Ministri Lleshaj dhe Veliu në Elbasan, takojnë drejtorin e ri të Policisë dhe zyrtarë të tjerë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një vizitë në Elbasan.

Lleshaj e Veliu janë takuar  me drejtuesit e Policisë dhe me prefektin Gledian Llatja, prokuroren e  Enkeleda Millonai dhe kreu i Ri i policisë Arjan Muça.

Mësohet se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë që vlen të përmendet se vizita vjen një dit pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Qato u zëvendësua në këtë detyrë nga Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.

Muça është një emër i njohur për publikun, pasi ai ishte drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie.

/f.ç/Albanian Free Press Online/