Midhje me salcë

Midhje me salcë
Përbërësit:

2 kg midhje,

4 domate,

2 thelbinj hudhër,

vaj ulliri

majdanoz

pak kripë.

Përgatitja:

Pasi t’i keni larë midhjet, hidhini në një tenxhere të madhe me 1litër ujë dhe trazojini vazhdimisht derisa të hapen të gjitha, në një tigan të madh hidhni vajin e ullirit, hudhrat të grira shumë imët, shtoni domatet pasi t’i keni qëruar lëkurën dhe t’i keni grirë në copa të vogla dhe vazhdoni ta trazoni derisa të thahet lëngu që lëshon domatja. Më pas, merrni midhjet, hiqini nga guaska dhe shtojini në salcë, hidhini edhe një gotë ujë, kripë dhe majdanozin e grirë imët, vërini kapakun dhe lëreni të ziejë derisa të shterojë uji që hodhët dhe salca të jetë kremoze, mund të bëni makaronat (spageti) me këtë salcë, ose mund ta shoqëroni me bukë të thekur si në foto.